Connect with us

Lajme

Veç një rast i ri me COVID-19 në Shqipëri

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë regjistruar vetëm një rast të ri me koronavirus nga dy mijë e 954 teste të bëra.

Me COVID-19 u infektua një qytetar nga Elbasani ndërsa aktualisht 63 pacientë janë aktivë me virus në Shqipëri, transmeton Klankosova.tv.

Janë shëruar edhe katër qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 994 që nga fillimi i pandemisë.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK