Connect with us

Shëndetësi

Vdekjet në shtëpitë e pleqve në Amerikë u rritën për 32 përqind në pandemi

Publikuar

më

Vdekjet e pacientëve në shtëpitë e të moshuarve u rritën për 32 përqind vitin e kaluar.

Raporti nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore zbuloi se rreth katër nga 10 persona në shtëpinë e pleqve ishin të prekur me COVID-19 gjatë vitit 2020 dhe vdekjet u rritën në 169 mijë e 291 nga viti i kaluar.

Profesori i politikës shëndetësore të Harvardit, David Graboëski është shprehur i shqetësuar për këtë fakt, shkruan AP, transmeton  Klankosova.tv.

“Po flasim për një numër vërtet të madh të vdekjeve”, ka thënë Graboëski.

Shkalla e vdekjeve ishte më e lartë në çdo muaj vitin e kaluar në krahasim me vitin 2019.

Në prill të vitit të kaluar, gjithsej vdiqën 81 mijë e 484 pacientë në shtëpitë e pleqve.

Tetë muaj më vonë, pas bllokimeve dhe përpjekjeve të furishme për të zgjeruar testimin dhe para se vaksinat të ishin në dispozicion, në shtëpitë e pleqve pati 74 mijë e 299 vdekje deri në muajin dhjetor, transmeton Klankosova.tv.

The post Vdekjet në shtëpitë e pleqve në Amerikë u rritën për 32 përqind në pandemi appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK