Connect with us

Lajme

Varhelyi: Qershori – muaji i Ballkanit Perëndimor

Publikuar

Eurokomisioneri, Oliver Varhelyi,  pas takimit me liderit e Ballkanit Perëndimor, tha se muaji qershor dhe i gjithë viti mund të quhet ‘koha e Ballkanit Perëndimor.

Në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ai tha se në këtë takim u diskutua për mundësinë e kalimit të lirshëm mes 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor si një mundësi për të eliminuar vështirësinë e lëvizjes së qytetarëve dhe të mallrave.

“Jam i kënaqur që shoh që ndoshta ky do jetë fillimi i fundit të krizës së pandemisë dhe se do të fillojmë që t’i rikthehemi mënyrave të mëparshme dhe të kryhen takime të tjera kaq të rëndësishme në formë fizike dhe të shtyjmë përpara punën. Ne e shohim një angazhim dhe përkushtim të udhëheqësve për të krijuar tregun e përbashkët rajonal, nuk kemi arritur aty ku dëshirojmë , por duhet të arrijmë atje deri në korrik, kur të kemi samitin e radhës.

Po shikojmë rezultatet e para që po ndryshojnë jetë qytetareve me marrëveshjen për lëvizjen pa tarifën Roaming, kjo është një arritje e madhe, do ketë të tjera që të lëvizin me ID, njohja e diplomave, heqja e lejes për punë, pra të gjithë këto gjëra do të bëjnë që bashkëpunimi në Ballkanin Perëndimorë t’i shërbejë qytetarëve”.

Varlehyi poashtu bëri me dije se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor sjell një plan prej 30 miliardë eurosh investime, plan i cili do të financohet nga BE.

“30 miliardë euro në formë investimesh në rajon, ky nuk ka për të funksionuar nëse rajoni nuk funksionon si një i tërë, ky plan investimesh do japë rezultatet e veta nëse ky rajon punon në këtë treg rajonal. Nga ana ime, ne kemi një marrëveshje në BE për financimin e këtij plani, kemi arritur marrëveshje me Këshillin dhe PE për programin e fondeve të paraaderimit, mekanizëm që do të financohet ky plan.

Ne po hyjmë në muajin qershor një muaj kritik për BE ne duam që të organizohen konferencat ndërqeveritare me Malin e Zi dhe Serbinë, po ashtu të zhvillohen konferencat e para për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ky do të jetë muaji dhe viti i Ballkanit Perëndimor”, tha Varhelyi.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK