Connect with us

Shëndetësi

Vaksina e kompanisë gjermane kundër COVID-19 dështon në provën klinike

Publikuar

Nga një analizë paraprake rezultoi se vaksina mARN e CureVac kishte një efikasitet prej vetëm 47 përqind në imunizimin e organizmit kundër koronavirusit.

Kompania gjermane CureVac tha të mërkurën se rezultatet ishin zhgënjyese nga një provë klinike paraprake.

Prova, e cila përfshiu 40,000 vullnetarë në Amerikën Latine dhe në Evropë, tregoi se vaksina kishte efikasitetin ndër më të ulëtin nga ato që janë raportuar deri më tani, nga çdo prodhues i vaksinave AntiCOVID-19.

Rezultatet e provave u bazuan në të dhëna nga 135 vullnetarë që ishin sëmurë me koronavirus. Megjithatë prova do të vazhdojë, ndërsa studiuesit monitorojnë vullnetarët për mundësinë e infektimit, me një analizë përfundimtare që pritet të dale në dy ose tre javë.

“Ne do të vazhdojmë me shpejtësi të plotë për rezultatin përfundimtar. Jemi ende duke planifikuar për të paraqitur atë për miratim”, tha Franz-Werner Haas, shefi ekzekutiv i CureVac, në një intervistë.

Megjithatë kompania është duke kërkuar për molekula të reja të ARN-së që mund të funksionojnë kundër shumë varianteve në të njëjtën kohë, si dhe duke kombinuar molekulat e ARN-së të përshtatura për variante të ndryshme në një dozë të vetme.

CureVac planifikon të aplikojë për autorizim fillimisht në Agjencinë Evropiane të Barnave. Ndërsa Bashkimi Evropian arriti një marrëveshje vitin e kaluar për të blerë 405 milion doza të vaksinës nëse agjencia e autorizon atë.

Kompania kishte disa përparësi në krahasim me vaksinat e tjera mARN, të tilla si mbajtja e qëndrueshme për muaj në frigorifer. Për më tepër, krahasuar me konkurrentët e saj, vaksina e përdori më pak molekula mARN për dozë, duke ulur koston e saj, raporton Nytimes, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Vaksina e kompanisë gjermane kundër COVID-19 dështon në provën klinike appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK