SKENA
U përfol se është në pritje të ëmbël, moderatorja e njohur shuan kureshtjen e të gjithëve (VIDEO)

Ditët e fundit u përfol se moderatorja e dashur për publikun, Ori Nebijaj, ishte në pritje të ëmbël. Dyshimet lindën nga disa fotografi të moderatores, në të cilat barku i saj dukej më i fryrë se zakonisht.
Por mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, Ori vendosi që t’u përgjigjej këtyre thashethemeve. Duket se moderatorja e ka marrë me shumë sportivitet këtë situatë dhe ka reaguar në një mënyrë shumë gazmore bashkë me kolegun e saj Isli Islami.
“Më kishin gjetur foto vetëm me të gjera të dukej sikur ka diçka aty. A mendon se duhet të çohem në këmbë?”, tha Ori.
Më pas në sfond u vendos një e qarë bebesh dhe Ori tregoi barkun për të vërtetuar se nuk është shtatzënë. Kjo situatë u pasua dhe me një batutë nga Isli, që shkaktoi shumë të qeshura në studio.














