Connect with us

Kosovë

Trajkoviq: Nuk pyetet Kosova për Zajednicën

Published

on

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq ka komentuar rreth asaj se për temën e Zajednicës nuk pyetet Kosova.

“Këtë e them për faktin se, marrëveshja në Bruksel është nënshkruar mes faktorëve ndërkombëtar dhe Republikës së Serbisë!

Kjo marrëveshje është bilaterale, është marrëveshje ndërkombëtare, prandaj në këtë rast Kosova nuk ka pse të pyetet a do të formohet Zajednica!

Kështu, nëse ky do të ishte obligim i Kosovës, faktikisht obligim kushtetues për ta themeluar Zajednicën serbe, atëherë pse nuk e bëri këtë, por u desh që të merrte iniciativë Republika e Serbisë për themelimin e Zajedinicë!

Shqiptarët nuk janë të interesuar për këtë Zajednicë dhe thonë se, Plani i Ahtisarit për serbët është i tepërt, se në planin e Ahtisarit serbët kanë më shumë të drejta se çdo pakicë tjetër në rajon!

Prandaj, punën e Zajednicës nuk mund ta ndaloj as Kosova, as Gjykata Kushtetuese e Kosovës, meqë kjo është marrëveshje ndërkombëtare dhe këtë marrëveshje e sigurojnë ndërkombëtarët, e siguron Brukseli”, tha ajo.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com