Lajme
Takimet e Harxhit me demokratët/ Basha ikën nga selia blu

Kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike, Edith Harxhi, ka zhvilluar sot dy takime në selinë blu, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor.
Për këto takime ka folur vetë Harxhi pak momente më parë. Ajo tregoi në Syri Tv se demokratët e pritën shumë mirë, por theksoi se Lulzim Bashën nuk e gjeti në selinë e PD-së.
Pjesë nga biseda:
Edith Harxhi: Adi, kam qenë sot në Partinë Demokratike, kam zhvilluar dy takime, një me forumin e Gruas dhe një me atë Rinor. Jam ndjerë shumë mirë me të dy takimet, por me të rinjtë, kam marrë një energji të jashtëzakonshme.
Adi Krasta: Domethënë ti ke shkuar në seli, aty ku drejton Basha për momentin?
Edith Harxhi: Po, po kam shkuar dhe në fakt… nuk kishte asnjë njeri…/ CNA.al





















