Lajme
Stresi “tradhton” Bashën, mbështet publikisht kundërshtarin e tij: Të priftë e mbara!

Vazhdon gara e ethshme mes kandidatëve demokratë për kreun e PD. Gara më e fortë duket se është mes kreut të PD Lulzim Basha dhe kandidatit Agron Shehaj.
Ky i fundit ka fituar një përkrahje të madhe mes demokratëve teksa vazhdon fushatën nëpër Shqipëri. Agron Shehaj duket se i ka fituar ‘zemrën’ edhe demokratit të flaktë, Arkimed Lushaj, ose i njohur ndryshe si reperi Stresi.
Rikujtojmë se Stresi është një ndër personazhet publike më të angazhuara në politikë duke mbështetuar hapur PD, si dhe duke marrë pjesë në protestat e saj dhe jo vetëm.
Lidhja e reperit me PD është shumë e hershme, pasi babai i tij, Sali Lushaj ka qënë një ndër truprojat e ish-kryeministrit Sali Berisha. /albeu.com/




















