Connect with us

Lajme

“Statusi i mësuesve në Maqedoni në rënie”, thuhet në Raportin e fundit të publikuar nga IPP Arbën Xhaferi

Publikuar

Statusi i profesionit të mësuesit është një indikator i rëndësishëm për gjendjen e sistemit arsimor të një vendi. Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, statusi i mësuesve po ndryshon paralelisht me rezultatet arsimore, duke shënuar një rënie të vazhdueshme në pothuajse tre dekada të pavarësisë së shtetit. Kështu thuhet në hyrjen e Raportit të publikuar nga ana e Institutit për Politika Publike Arbën Xhaferi.

Nga ana tjetër, në Raport thuhet se përkundër reformave që janë zbatuar vazhdimisht për dy dekadat e fundit, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut vazhdimisht tregojnë rezultate më të ulëta në testet e njohurive – krahasuar me vendet evropiane, por edhe midis vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor. Kjo vërehet në shumë teste ndërkombëtare të rezultateve arsimore, përfshirë Programin e OECD-së për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA). Për më tepër, hulumtimet e OECD-së tregojnë dallime në rezultatet arsimore midis nxënësve nga grupe të ndryshme etnike. Për shembull, sipas rezultateve të OECD-së, participimi në shkolla tek nxënësit shqiptarë është dukshëm më i vogël sesa ai tek nxënësit maqedonas, ku për shembull sipas raportit të OECD-së në vitin 2019 ‘’Mbi gjysma e fëmijëve maqedonas ndjekin arsimin parafillor (çerdhe), krahasuar me më pak se një në pesë fëmijë shqiptarë.’’ Në anën tjetër, përveç participimit më të ulët nëpër çerdhe, participim më i vogël vërehet edhe nëpër shkolla të mesme. Një raport i Bankës Botërore në vitin 20191 shqiptarët përbëjnë gati 25% të totalit popullsisë, ata përbëjnë vetëm 15.6% të nxënësve të shkollave të mesme dhe vetëm 5.5% të arsimit të lartë regjistrimi. Përpos kësaj, sipas rezultateve të PISA-s në vitin 2015, nxënësit shqiptarë ishin një vit prapa nxënësve maqedonas në shkencë edhe pas faktorizimit të prejardhjes së tyre socio-ekonomike, gjë e cila flet për pabarazi lehtë të dukshme.

RAPORTI I PLOTË

NA NDIQ NË FACEBOOK