Connect with us

Lajme

Sot zgjedhje në PD, katër kandidatë në garë

Publikuar

më

Demokratët e Shqipërisë sot votojnë për të zgjedhur kreun e ri të partisë ndërsa në garë janë katër kandidatë.

Lulzim Basha rikandidon për një mandat tjetër, ndërkaq tre figurat e tjera të kësaj forcë politikë Fatbardh Kadilli, Edit Harxhi dhe Agron Shehaj garojnë për të riformatuar selinë blu që sipas tyre është marrë peng nga Basha.

Prej një muaji kandidatët janë në fushatë dhe kanë zhvilluar takimet e tyre në të gjitha qarqe që kjo parti ka në strukturat e veta.

Lulzim Basha si slogan të tij ka mospranimin e zgjedhje të 25 Prillit duke i cilësuar si masakër zgjedhore, ndërsa tre kandidatët e tjerë e akuzojnë atë për humbjen duke i dhënë Edi Ramës një mandat të tretë për të qeverisur vendin.

Në të gjitha qarqet janë shpërndarë materialet zgjedhore dhe tashmë ka nisur procesi zgjedhor./Tvklan.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK