Connect with us

Shëndetësi

Sot vijnë edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Publikuar

Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu ka bërë të ditur se këtë të hënë pritet që të vijnë edhe 11 mijë e 700 diza të tjera vaksinash Pfizer.

Tutje, Manastirliu ka bërë të ditur se deri më tani mbi 300 mijë qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksniës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800 mijë vaksinime të kryera.

“Në qendrat shëndetësore afër vendbanimit dhe në qendrat e vaksinimit të përqëndruar, vijon pa u ndalur vaksinimi masiv. Më shumë 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, ndërsa sot pritet të kalojnë mbi 800,000 vaksinime të kryera”.

“Sot presim edhe 11,700 doza të tjera vaksinash Pfizer, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për ruajtjen e shëndetit dhe jetës së çdo qytetar”, ka shkruar Manastirliu në Facebook, transmeton Klankosova.tv

The post Sot vijnë edhe 11 mijë e 700 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK