Sport
Shkëndija mbyll bashkëpunimin me futbollistët Totre e Luma


Shkëndija ka nisur përgatitjet për eliminatoret e Ligës së Kampionëve, teksa ka njoftuar sot se ka ndërprerë bashkëpunimin me dy prej futbollistëve që ishin pjesë e skuadrës edicioni ne kaluar.
Bëhet fjalë për mesfushorin Ennur Totre, i cili është rritur te kuqezinjtë nga Tetova dhe luan aty prej disa sezonesh, por duket se ka vendosur të vijojë karrierën në një tjetër skuadër.
Gjithashtu është lënë i lirë edhe Ensar Luma, të cilit i përfundoi kontrata me Shkëndijën dhe nuk iu ofrua një bashkëpunim i ri nga drejtuesit e klubit tetovar.






















