Connect with us

Lajme

Shehaj “nxjerr zbuluar” Bashën: Mandatet i dogji pa asnjë konsultim

Published

on

Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj ka renditur dëshimet e Lulzim Bashës në tetë vite të drejtimit të partisë, ku sipas tij këto pasoja sollë edhe humbjen e zgjedhjeve. Shehaj tha se djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale ka ndikuar negativisht në zgjedhjet e 25 Prillit duke ju hequr dhjetra vota.

I ftuar në studion e “Opinion”, Shehaj u shpreh se çështja e korrupsionit dhe djegia e mandateve nuk është diskutuar asnjëherë në mbledhjen e bërë nga PD.

Kandidati për kreun e PD tha se Basha nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje apo konsultim kur mori vendimin për të bojkotuar Parlamentin.

Bëni një bilanc të tetë viteve opozitë. Nëse pas tetë vjetësh shqiptarët prisnin që të vinin në pushtet, pas tetë vitesh demokratët janë pa përfaqësim.

Djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhjet lokale na ka kushtuar me dhjetra vota. Çështja kryesore duhet të ishte lufta kundër korrupsionit.

Unë kam folur me kryetarn e PD tek për tek. Nuk është diskutuar asnjë herë kjo çështje në mbledhje. Me mua është diskutuar tek për tek dhe me sekretarin e përgjithshëm. Nuk është diskutuar në mbledhje zyrtare nuk është mbledhur grupi parlamentar për djegien e mandateve. Lulzim Basha tha do i paraqes grupit parlamentar dhe kryesisë djegien e mandateve. Kjo u vu para faktit të kryer. Nuk kishte asnjë shans të diskutoje. Lulzim Basha tha që do i propozoj të djegë mandatet. Një herë që u morr vendimi, vendosa të zbatoj vendimet e PD dhe në publik ti qëndroja besnik PD. Nuk mendoj se jam fajtor, bëra sa munda. Edhe nëse do kthehesha pas, do bëja të njëjtën gjë”, u shpreh Shehaj./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com