Connect with us

Lajme

SHBA mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pa asnjë kushtëzim nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pak ditë para mbledhjes së Këshillit Europian ku pritet të diskutohet edhe çështja e integrimit, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet zëdhënësit Ned Price, ka konfirmuar edhe një herë qendrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për nisjen sa më parë të negociatave.

“Ne mbështesim hapjen e negociatave të pranimit në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë pa vonesa. Ne jemi duke u angazhuar në nivelet më të larta të qeverisë për të demonstruar përkushtimin tonë në rrugët evropiane të aspirantëve”, thuhet në deklaratë.

Kjo çështje ishte pjesë e diskutimeve edhe në samitin e vendeve të Ballkanit Perënidmor dhe Bashkimit Europian që u mbajt të enjten në Tiranë.

Gjatë atij takimi, kreu i qeverisë shqiptare theksoi edhe njëherë se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha rekomandimet e BE-së dhe se tashmë i përket vendeve anëtare që të mbajnë premtimet e dhëna.

Ndërsa komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi duke folur në krah të Ramës e cilësoi Qershorin mujin e vendimeve, ndërsa konfirmoi se po punohet fort nga ana e BE-së, që Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut t’i ndizet më në fund drita jeshile sa i përket hapjes së negociatave./tvklan.al/

.

Shëndetësi36 mins ago

Zgjidhni problemin me kariesin: Bëni vetë pastën nga vetëm katër përbërës!

Maqedoni3 hours ago

QMK: Rrëshqitje të dheut në disa rrugë të Maqedonisë

Lajme4 hours ago

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Shqipëri5 hours ago

Tragjike në Lezhë! Këmbësorin e zë korrenti teksa kalonte pranë biznesit në autostradë

Ndryshe6 hours ago

Familja tetëanëtarëshe në Uells largohen nga restoranti pa paguar, konsumuan ushqim në vlerë prej 380 euro – pamjet bëhen virale

Lajme6 hours ago

(DOKUMENT) Pas Hazbi Likës, nga BDI ikin dhe funksionar të tjerë. Ali Ahmeti pranon letër të funksionarëve që distancohen nga vendimet e tij!

Maqedoni8 hours ago

Ageler: Nuk do të arrihet asgjë me mosvotim

Lajme9 hours ago

“Më pak përdorime të telefonit dhe po vendoset rripi i sigurisë”- Policia e Kosovës thonë se po vërehet respektim më i madh i rregullave në trafik

Shqipëri10 hours ago

“Rithemelimi” në Partinë e Lirisë/ Ish nënkryetari: Ja pse dhashë dorëheqjen! ‘Përplasjet’ me Metën dhe…!

Lajme10 hours ago

Për shtatë vjet policia e Maqedonisë së Veriut u bë moderne dhe me standarde evropiane

Ndryshe11 hours ago

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Lajme12 hours ago

Strugë/ Iu nxorën tre organe – një vezore, mitra dhe një veshkë – Nuk i shihet fundi gjyqit për lehonën Jëlldëz Veaposka

NA NDIQ NË FACEBOOK