Connect with us

Religjion

Secila prej sexhdeve tona të humbura është nga mendjemadhesija jonë

Published

on

Shkruan: hfz. Merim Xhuloviq

Sexhdeja është pjesa qendrore e namazit

Atëherë ne jemi në pozicionin më të përulur dhe atëherë jemi më afër Zotit tonë.

Pyetja është a jemi të vetëdijshëm për këtë? A na edukon neve sexhdeja, apo është thjesht një formë për shumicën e adhuruesve që nuk kalon aspak përtej kësaj? Ajo është ajo që ndahet nga fillimi, ajo vendosi dallimin midis udhëzimit dhe gabimit kur i paraqiti ato në formën e Ademit, a.s. dhe Iblisit te mallkuar.

Njeher fjalët “Unë do të krijoj mekembsin Tim në Tokë” shpërthyen në hapësira e Xhennetit, dhe këto ishin fjalët e Allahut të Plotfuqishëm, dhe Ai u njoftoi krijimin e njeriut ish banorëve të Xhennetit. Dhe në Xhennet deri atëherë, adhurimin(ibadetin) Zotit të dashur e bënin engjëjt, xhindët, por bashkë me ta edhe Iblisi, i cili në mënyrën më të mirë kryente adhurimin ndaj Zotit të dashur. Këto fjalë paralajmëruan një krijesë të re, dhe kjo nënkuptonte një krijesë që do të ishte në shumë mënyra e ndryshme nga të gjitha të tjerat.

Ai që është Krijues, i jep Ademit formen dhe tuboi xhenetlinjet. Dhe futi shpirtin ne te, dhe i mësuan atij emrat e gjërave. U krijua insani.Atëherë i Plotfuqishmi urdhëroi krijesat t’i bëjnë sexhde Ademit a.s… Te ndegjueshmit e bene ate, kurse Iblisi u be mendjemadh(arogant) dhe refuzoi ti beje sexhde Ademit, ne fakt ai refuzoi ti perkulet urdherit te atoj urdheri i te cilit nuk refuzohet.””

Engjëjt, të gjithë deri në të fundit, bënë sexhde së bashku “” përveç Iblisit; ai u bë arrogant dhe u bë një jobesimtar ”.Dhe sexhdja ishte ajo që tërhoqi vijën, e cila ndan të sinqertët dhe ata që nuk janë, ata që janë robër të vërtetë të Allahut dhe ata që nuk janë. Pas kësaj ngjarje Iblisi i mallkuar kërkoi nga Allahu që ta lejonte atë të joshte njeriun dhe e joshi atë, Ademin dhe Havvan e bënë mëkatin.

Dhe kështu ata treguan se janë krijesa që mund të jenë skllevërit e sinqertë të Allahut siç bëjnë engjëjt, por gjithashtu se mund të jenë si Iblisi që nuk pranon t’u bindet urdhrave të Zotit. Ademi bëri tewbe dhe Iblis beri dua që të josh.Kufiri i tërhequr nga sexhdeja midis këtyre dy botëve po bëhej më i fortë dhe i trashë.

Dhe Hazreti Pejgamberi i ynë nga Miraxhi solli sexhden, atë që ndan dhe vendos kufirin midis grupeve. Secila prej sexhdeve tona është një përgjigje ndaj urdhrit të Rabbit të Lartësuar siç u përgjigjën engjëjt fisnikë.Por secila prej sexhdeve tona të humbura është aroganca jonë ashtu si aroganca e Iblisit. Kurdoherë që na mungon sexhdja, pra namazi, ne veprojmë si Iblisi që e refuzoi kur iu urdhërua, ne e refuzojmë ashtu siç ai e refuzoi, ne behemi arogant si Iblisi qe u be arrogant.

Ne jemi të njoftuar për pasojat e sexhdes së refuzuar që pësuan Iblisin e mallkuar. A kemi menduar ndonjëherë se si do të shkojmë për shkak të refuzimit tonë?Le ta ruajmë namazin, dhe nëse e humbasim, a jemi indiferentë dhe a kujtojmë se është vija ndarëse? Edhe sot, ajo ndan, ndan midis njerëzve ata që e bëjnë dhe ata që e refuzojnë, duke bërë dallimin midis skllevërve të sinqertë dhe atyre që nuk janë.Ne jemi dëshmitarë se një numër i madh i atyre që refuzojnë të bëjnë sexhde për këtë ata bijen një mori arsyesh që nuk janë më të vlefshme sesa ato që Iblisi përmendi si arsye:“O Iblis! – Tha ai – çfarë të bëri të mos i bësh sexhde atij që Unë krijova me dy duart e Mia? A je arrogant apo mendon se je i lartësuar? ” “Unë jam më i mirë se ai,” tha ai. “Ti mua më ke krijuar nga zjarri kurse atë nga balta”.Dhe në fakt ka të bëjë me arrogancën që ishte edhe te Shejtani.”Unë jam nga zjarri, dhe ai është nga toka!” Kjo mosbindje, shkaku i menjëhershëm i së cilës është arroganca, është fillimi i gabimeve të tjera të tij, sepse vërtetohet edhe në hadithin sahih: “Ne Xhennet sdo te hije ai qe ne zemren e tij ka zili aqe sa nje koker drithi( e vogel)!

“Sexhdeja është shkalla më e larte e përulësisë dhe bindjes sonë, kur ulim fytyrën, pjesën tonë më të lavdishme në nivelin më të ulët të gjërave.Fytyra që ulim në sexhde është pjesa e jashtme më e ekzaltuar e njeriut. Dhimbja, gëzimi, trishtimi, fiksimi, gjysmë zemre, zilia mund të njihen në fytyrë. Fytyra është ai ishull i ekzistencës përmes të cilit zvarriten gjendjet e brendshme të zemrës. Kjo është arsyeja pse sexhdja e fytyrës është e kushtëzuar nga sexhdja e zemrës. Kafshët nuk bien me fytyrë për tokë, sepse nuk kanë zili, nuk urrejnë, nuk janë të pahijshme, etj.Muhamedi a.s. ka recituar shumë hadithe rreth sexhdes.”Nuk ka asgjë që mund ta afrojë njeriun më pranë Zotit përveçse përmes sexhdes së fshehur”.”Asnjë musliman nuk do t’i bjerë në sexhde Zotit pa e ngritur deri në një shkallë dhe pa e liruar nga mëkati”.Një njeri i tha Profetit: “Lutu Allahut që të më bëjë nga ata që do të marrin ndërmjetësimin tënd”, dhe Profeti u përgjigj: “Më ndihmo me bollëkun e sexhdeve të tua”.

Sexhdet tona janë oazet tona shpirtërore, ata duhet të na edukojnë. Për shkak të madhësisë dhe rëndësisë së sexhdeve tona, ne gjithmonë duhet të jemi më mirë pas namazit sesa para namazit, domethënë, duhet të dalim nga xhamitë më mirë sesa kemi hyrë në to. Nëse nuk është kështu, atëherë ne nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për sexhdet tona dhe as nuk korrim të gjitha frytet e saj.

Le të ruajmë atë që na bën ata që janë të bindur ndaj Zotit dhe çfarë na distancon nga Satanai dhe kjo është sexhde. Le ta ruajmë sexhdet dhe namazet tona.

Perktheu: Sadri Iljazi

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com