Connect with us

Lajme

Samiti G7, masa të ashpra për ndryshimin e klimës

Publikuar

më

Udhëheqësit botërorë, në takimin e sotëm në Cornwall do të miratojnë masa të ashpra për termocentralet me qymyr si pjesë e betejës kundër ndryshimit të klimës. Grupi i G7 nuk do të përdorë më impiantet e qymyrit, nëse nuk kanë teknologji për të reduktuar emetimet e karbonit.

Ky vendim vjen ndërsa Sir David Attenborough paralajmëroi se njerëzit mund të ishin “në prag të destabilizimit të të gjithë planetit”. Ai tha se udhëheqësit e G7 po përballen me vendimet më të rëndësishme në historinë njerëzore.

Qymyri është karburanti kryesor që shkakton më shumë ndotje në botë dhe mospërdorimi i tij shihet si një hap i madh nga ambientalistët, por ata gjithashtu duan garanci që vendet e pasura do të përmbushin premtimet e mëparshme për të ndihmuar vendet e varfra të përballen me ndryshimin e klimës.

G7 do t’i japë fund financimit të gjenerimit të qymyrit në vendet në zhvillim dhe do të ofrojë deri në 2 miliardë funte për vendet e varfra për të ndaluar përdorimin e karburantit. Ndryshimi i klimës ka qenë një nga temat kryesore në samitin tre-ditor në Cornwall.

Udhëheqësit e shtatë kombeve të mëdha të industrializuara – Britani, SHBA, Kanada, Japoni, Francë, Gjermani dhe Itali – pritet të përcaktojnë planet globale për të ulur emetimet nga bujqësia, transporti dhe prodhimi i çelikut dhe çimentos.

Ata gjithashtu do të angazhohen për të mbrojtur 30 për qind të tokës dhe zonave detare deri në vitin 2030. Gjithashtu janë zotuar të përgjysmojnë emetimet e karbonit deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e vitit 2010.

Kryeministri Boris Johnson tha se nevojitet një fond prej 500 milion paund për të mbrojtur oqeanet dhe jetën detare.

“Fondi i planetit blu” do të ndihmojë vendet duke përfshirë Ganën, Indonezinë dhe ishujt e Paqësorit, do të mbrojë ekosistemet bregdetare dhe shkëmbinjtë nënujorë koralë, dhe do të reduktojë ndotjen detare.

.

Maqedoni1 hour ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri2 hours ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme3 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme3 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme3 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme3 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni4 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme4 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri4 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme4 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme5 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme6 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK