Connect with us

Lajme

Sali Berisha: Pas dënimit të Mlladiqit, radhën e ka Aleksandar Vuçiqi

Publikuar

më

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit për dënim me burg të përjetshëm për kasapin e Bosnjës Ratko Mlladiq, duke thënë se kjo është një fitore e drejtësisë dhe se pas xhelatit të Srebrenicës radhën tashmë e ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Fitore e drejtësisë! Pas xhelatit të Srebenicës radhën e ka ithtari i tij i verbër Vuçiq, i cili deklaronte se për çdo serb të vrarë do të vriten 100 myslimanë. Vuçiq për të fshehur idhullin e tij xhelat dhe penguar drejtësinë mori nismën “ një shtëpi për Mlladon”. Në foto është duke vendosur emrin Mlladiq një rruge në Beograd”, shkruan Berisha në Facebook.

Ish-udhëheqësi i ushtrisë serbe të Bosnjës Ratko Mlladiq, i njohur me nofkën “kasapi i Bosnjës”, do të vuajë dënimin e tij të përjetshëm pasi një apel ndaj dënimeve të tij për krime lufte u refuzua të martën.

Mlladiq, 79, u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2017 pasi u shpall fajtor për gjenocid për mizoritë e kryera gjatë luftës në Bosnje nga 1992 deri më 1995.

Vendimi i sotëm përfundon gjyqin e fundit të madh për krimet e luftës në Ballkan përpara një gjykate të Kombeve të Bashkuara.

Kasapi i Bosnjës u akuzua për dy akuza për gjenocid dhe nëntë krime kundër njerëzimit dhe krime lufte për rolin e tij në konfliktin në ish-Jugosllavi, ku 100.000 njerëz u vranë dhe 2.2 milionë të tjerë u zhvendosën. Ai u shpall i pafajshëm për një akuzë për gjenocid, por u shpall fajtor për secilën nga 10 pikat e tjera.

.

Maqedoni31 minutes ago

Filipçe për raportet me partitë shqiptare: Kemi kontakte, por as koalicion, as bisedime për zgjedhje

Shqipëri1 hour ago

Karakaçi në Kuvend: Përditësimi i Memorandumit të Parisit forcon sigurinë detare dhe afron Shqipërinë me standardet e BE-së!

Lajme2 hours ago

UEFA ngre dyshime për ndeshjen, Shkëndija H. – Bashkimi!

Lajme2 hours ago

Darko Konstadinovski shkon në histori, javën tjetër zgjidhet kryetar i ri i Gjykatës Kushtetuese

Lajme2 hours ago

“Nënshkrimet janë mbledhur”, Vlora Çitaku ndan detaje për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Lajme2 hours ago

Mexhiti: 140 deri në 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve nga kontrollet në shoqëritë financiare

Maqedoni3 hours ago

Meidani: “Erdha në Shkup me një listë takimesh, po iki me një listë miqsh”, prekë me fjalimin e fundit: Shqiperinë e gjeta mes jush

Lajme3 hours ago

“Nëse keni paguar doganë 7000€, për të njëjtën veturë do të paguani rreth 2700€” Dorëzohet propozimi për heqjen e një pjese të taksave për importin e automjeteve

Shqipëri3 hours ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme3 hours ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme4 hours ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme5 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK