Connect with us

Sport

Rokadë trajnerësh në aksin Romë-Londër, Fonseca afër firmës me Tottenham!

Published

on

Rokadë trajnerësh mes Romës dhe Tottenham. Mund të konsiderohet edhe si një ironi e fatit sepse pas refuzimesh të shumta të marra nga trajnerë si Conte apo Pochettino, Tottenham Hotspur sipas të gjitha gjasave në sezonin e ardhshëm do të drejtohet nga portugezi Paulo Fonseca. Pikërisht këtij të fundit Roma vendosi të mos i rinovojë kontratën në skadencë duke emëruar në stol një emër të madh si Jose Mourinhos që në sezonin e fundit ishte pjesë e Spurs-ave të cilët e shkarkuan pak javë para fundit të kampionatit.

Fabio Paratici i cili në orët e ardhshme pritet të zyrtarizohet si drejtori i ri sportiv i Tottenham me një kontratë deri në vitin 2024, ka zgjedhur pikërisht portugezin Paulo Fonseca për stolin e skuadrës londineze. Ish-trajneri i Shakthar Donetsk dhe Romës ka rënë parimisht dakort me me Paraticin për një kontratë 3-vjeçare me një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon plus bonuset. Orët e ardhshme do të jenë deçizive përsa i përket këtij operacioni merkatoje edhe pse gjasat janë që gjithçka të mbyllet me sukses me Fonsecën që pritet të shndërrohet në trajnerin e ri të Tottenham Hotspur për të bërë kështu të mundur rokadën e teknikëve mes Romës dhe klubit londinez.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com