Connect with us

Lajme

Rilind Dauti: Ja si duhet të duket flamuri i Maqedonisë së Veriut?!

Publikuar

më

Rilind Dauti, një aktivist dhe opinionist i ri nga Shkupi ka dhënë një propozim të ri se si duhet të duket flamuri shtetëror i Maqedonisë së Veriut. Ai përmes një postimi në facebook ka nxjerrë edhe pamjen e flamurit, duke kombinuar flamurin aktual të Maqedonisë së Veriut dhe flamurin kombëtar shqiptar.

Ja si e përshkruan kombinimin, Rilind Dauti tashmë magjistër i diplomacisë që u diplomua në UEJL.

Ja përshkrimi i tij:

“Një propozim për flamur të ri që do ta përfaqësonte më saktë realitetin demografik të këtij shteti.

Shpjegimi i këtij diagrami të bërë në mënyrë amatore nga unë:

-Nijansa e të verdhes merret nga flamuri aktual i Maqedonisë së Veriut;

-Nijansa e të kuqes merret nga flamuri i Shqipërisë;

-E zeza është e përbashkët te flamuri kombëtar shqiptar dhe flamuri i organizatës VMRO. Në këtë mënyrë fitohet një flamur shtetëror që do të respektohej nga të gjithë”, ka shkruar Dauti.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK