SKENA
Reagimi i Atdheut pasi Sara u ‘deklarua’ beqare

Atdheu reagoi pas postimit të Sarës.
Atdhe Xharavina dhe Sara Malaj u larguan nga emisioni “Përputhen” si çift, shkruan lajmi.net.
Por, së fundi ishte Sara ajo e cila me anë të disa postimeve, ka lënë të kuptohet se i ka dhënë fund lidhjes me Atdheun.
Fillimisht me një postim tha se nuk i beson askujt, e më pastaj postoi emojin e një gjarpri, kurse krejt në fund tha se ndjehet sikur është “106% beqare”.
Por, pas këtyre postimeve reagoi Atdheu, i cili postoi një foto nga “Përputhen” me mbishkrimin “Vetëm buzëqesh”.

















