Connect with us

Lajme

Rama mbron Shengenin Ballkanik (VIDEO)

Published

on

Të enjten në Tiranë u mbajt Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Se si shkoi diskutimi brenda sallës nuk dihet pasi ai u mbajt me dyer të mbyllura.

Por, kur ai përfundoi, Kryeministri shqiptar Edi Rama e Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi iu drejtuan gazetarëve.

Për tregun e përbashkët rajonal Rama tha se është një nismë strategjike nga e cila përfiton i tërë Ballkani Perëndimor.

Derisa anash nuk e la as Mini Shengenin.

”Mbesim të palëkundur në qëndrimin se projekti që njihet si Mini Shengen është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale e politike për rajonin dhe më vjen mirë që sinergjia e këtij vizioni me BE-në është e plotë”, tha ai.

E Komisioneri Europian për Zgjerim Oliver Varhelyi, tha se afër 30 miliardë euro në formë investimesh do të vinë në rajon, por kjo nuk funksionon nëse ne nuk kemi treg të përbashkët rajonal.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com