Connect with us

Lajme

Rama i thotë Zaevit: Ne nuk dështuam, ky është dështim i BE-së

Publikuar

më

“Ne sërish do të duhet të presim, por do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë dhe të mbështetemi te vetvetja, dhe jo vetëm tek ajo që thotë Brukseli”.

Këtë e deklaroi kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Parë Ekonomik në Shkup, në të cilin merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev dhe eurokomesari Oliver Varhelyi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rama në mes tjerash deklaroi se vendimi i djeshëm i Këshillit për Punë të Përgjithshme për të mos hapur negociatat me Shkupin dhe Tiranën, është mossukses i Bashkimit Evropian.

“Për mua kjo nuk është pritje, ne thjesht duhet ta vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë, të ecim përpara dhe jo vetëm të mbështetemi në atë që thotë Brukseli, por të mbështetemi te vetja jonë, te energjia jonë për të bërë më të mirën me qëllim që të bashkojmë misionet në një, kombet në një komb, shtetet në një zonë ku nuk do të ketë kufizime në bashkëpunim”, i tha Rama kryeministrit të RMV-së, Zoran Zaev.

Ai shtoi se pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, të gjithë kanë të jenë të frustruar nga bllokada, që këtë herë vjen nga Bullgaria.

“Ne nuk jemi ata që dështuam, ata dështuan. Ata kanë arsyet e tyre dhe unë e kuptoj që është shtëpia e tyre dhe ne duam të futemi në atë shtëpi. ‘Ne jemi evropianë pa BE, ne jemi BE, por jemi akoma Evropë. Problemi i vetëm është se ata mund të thonë: Ne të duam, duam që të jesh brenda, por kemi disa gjëra për të bërë. Ambientet tuaja, dhomat tuaja nuk janë ende gati’. Ajo që ata vazhdojnë të thonë është se ju nuk jeni ende gati, por kjo nuk është e vërtetë. Ata thjesht mund të thoshin: ‘Ju e keni bërë punën tuaj, por ne nuk jemi gati’”, tha Rama./Telegrafi/

Lajme19 minutes ago

Tragjedia e Gjilanit: Në intensivë, i plagosuri lufton për jetën, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore

Maqedoni1 hour ago

BDI dhe VLEN në rënie, liderët shqiptarë humbin terren – 41% e qytetarëve pa orientim partiak!

Shqipëri2 hours ago

Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit – Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj

Lajme3 hours ago

Qeveria e Kosovës e bën publik programin për dy vitet e ardhshme, Kodi Civil e Ligji për Liritë Fetare mes 200 projektligjeve që synohen

Maqedoni4 hours ago

Babai i tij ishte bari shqiptar, me më pak se një vit shkollë – i biri fitoi Çmimin Nobel në Mjekësi!

Shqipëri5 hours ago

Rovena Ibrahimi rrëfen në Se Luan Topi humbjen e vëllait 42-vjeçar: Nëna na dha forcë edhe në dhimbjen e saj

Lajme6 hours ago

Kallas paralajmëron pas marrëveshjes Trump-Putin: Evropa nuk do ta ulë presionin ndaj Rusisë

Maqedoni7 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Shqipëri7 hours ago

Ekskluzive në Goca dhe Gra/ Blerina Matraku rrëfen versionin e saj pas videove intime të Adi Hilës: I pagova 10 mijë euro për albumin

Lajme8 hours ago

Dy policë dyshohet se janë larguar nga Maqedonia e Veriut pas rastit të rrahjes së dy shqiptarëve?!

Lajme8 hours ago

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini dhe Izet Mexhiti takojnë banorët e Çellopekut: Çdo ditë jemi mes qytetarëve

NA NDIQ NË FACEBOOK