Connect with us

Lajme

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i përgjigjet Bidenit

Published

on

Zëvendëskryeministri Ljupço Nikollovski është deklaruar në lidhje me vendimin e presidentit Joe Biden, që të gjithë personat që shkelin Marrëveshjen e Ohrit dhe të Prespës, të futen në listën e zezë të personave të padëshirueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nikollovski ka deklaruar, se ky vendim i Bidenit është porosi për ata që bllokojnë proceset integruese të Maqedonisë së Veriut.

“Qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë prapa Marrëveshjes së Ohrit dhe Prespës dhe ato janë themelet e kësaj rruge të re, e kësaj shoqërie të re të transformuar, me marrëdhënie ndëretnike stabile, e orientuar drejt përparimit, integrimit dhe mendoj se kjo është porosi për të gjithë ata që i bllokojnë dhe duan t’i bllokojnë të gjitha proceset në shtet”, tha Nikollovski, transmeton TV21.

Ai ka deklaruar, se SHBA-të kanë mbështetur fort këto dy marrëveshje, dhe siç shtoi, jo rastësisht vjen ky vendim nga Biden.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK


Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com