Connect with us

Lajme

Publikohen emrat e kompanive që kanë bërë parregullsi me mazutin dhe derivatet e naftës

Published

on

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka publikuar parregullsitë që janë bërë nga kompanitë e vendit, në pjesën e importit dhe prodhimit të mazutit.

Ka përmendur edhe emrat dhe masat që janë ndërmarrë kundër tyre.

Te kompania “Blue technology” është konstatuar se prodhohet mazut PPD i cili si produkt nuk është deklaruar në Rregulloren për cilësi të lëndëve djegëse. Për shkak të kësaj, Inspektorati Shtetëror i Tregut kompanisë i ka shqiptuar ndalesë të përkohshme dhe lëshim në shitje të produktit të prodhuar.

Te subjekti juridik “SANS AG Shtip” është vërtetuar prodhim i mazutit në mbetjet e gomave, për të cilat Inspektorati për mjedis jetësor konstatoi se nuk i përmbush standardet për cilësi. Për këtë kompani është shqiptuar ndalesë për punë dhe kërkesë për marrjen e lejes B të integruar.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut për këto dy kompani ka dorëzuar shkresë deri te Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor për ngritjen e procedurës për marrjen e licencës”, tha Bekteshi.

Te kompania “Euro team” është konstatuar mënjanim nga vlerat kufizuese të mazutit që e importon kjo kompani. Kjo është konstatuar në dy cisterna të saj. Kjo kompani ka marrë vendim për ndalesë të përkohshme për prodhim.

Te 5 cisterna të kompanisë “Super trade” është vërtetuar mënjanim nga parametrat sipas Rregullores për cilësi të lëndëve djegëse në pjesën për prani të ujit më shumë se sasia e lejuar.

Gjoba dhe masa për ndalesë të veprimtarisë së shitjes dhe prodhimit, kanë marrë kompanitë siç vijojnë më poshtë:

“”RKM Doel”, “Super trade”, “Euro Team”, “Pertinaks Skopje”, “Lionel DB Kavadarci”, “Blue Technology”, “Ka-oil energy Kavardci”, njoftoi Bekteshi.

Tanimë siç tha Bekteshi, për të gjitha këto kompani është njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë.

“Sigurisht se ata do të ndërmarrin masa shtesë në kuadër të kompetencave të tyre ligjore”, tha Bekteshi./TV21/

NA NDIQ NË FACEBOOK

Advertisement
Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com