Connect with us

OP / ED

Pse akoma Bordi i Administrimit të UT, nuk ka në përbërje të vet anëtarin që e zgjedhin studentët?

Publikuar

Nga Xhuljan Guçe

Kolapsi i qëllimshem i Universitetit të Tiranës.
Gjatë zhvillimit të protestës së dhjetorit 2018, kërkuam që në Bordin e Administrimit të kishim një përfaqësues tonin,, një zë që të kontrollonte dhe merrej më paratë që ne si student nxjerrim nga xhepat për të paguar tarifat e majme që na mundësojnë një arsim madje me të mire se në Angli. Është një shikim në retrospektivë e ngjarjeve dhe kolapsit të ripërsëritur tashmë që ka rënë në universitet. Pakti i kryeministrit duke deleguar zonjën Besa Shahini të ishte ura lidhëse nuk qenka pakt i dyanshëm, as dhe i njëanshëm madje. Qenka gënjeshtër!
BA në Universitetin e Tiranës nuk është zgjedhur akoma deklaronte ministrja ne ikje e arsimit, Besa Shahini dhe pse Llesh LLeshaj fitoi bindshëm me votë studentore. Sipas Shahinit, në rastin e Universitetit të Tiranës, Llesh Lleshaj nuk është emëruar si anëtar i BA sepse është pedagog i brendshëm dhe nuk lejohej të marrte pjesë në garë. Legjitimohet konflikti i interesit që si duket i interesonte po vet drejtueses së ministrisë më të rëndësishme në vend. Ka kaluar më shumë së një vit dhe akoma asnjë instancë drejtuese e Universitetit të Tiranës nuk ka marrë indicie për të zgjidhur kolapsin.

Nuk e zgjidhim dot kolapsin, apo nuk duam ta zgjidhim?
Përgjigje subjekive të dhena, kur harrojnë që duhet të jenë objektiv në trajtimin e situatave institucionale. Bordi i Administrimit është organi më i lartë kolegjial administrativ, i cili garanton përmbushjen e misionit të institucionit të arsimit të lartë, mbarëvajtjen financiare dhe administrative të tij. Siguristh që nuk dua të marr përsipër të bëj jursitin në një vend të mbushur plot më njohës të shkëlqyer të ligjit brenda dhe jashtë institucioneve arsimore .Si për rikujtesë neni 48 i ligjit nr 80/ 2015 ia përcakton qartë përbërjen dhe funksionimin e këtij organi kolegjial administrativ. Një anëtar në këtë organ sipas ligjit propozohet dhe votohet nga studentët, duke bërë të mundur që një njeri më integritet moral dhe profesional të jetë zëri i tyre atje.
Papërgjegjshmëri institucionale apo harresë e qëllimshmë? Të dyja bashkë, do përgjigjesha si një student që kam kohë që merrem me problematikat e jetës studentore
Unë si përfaqësues i studentëve në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, sigurisht që do të bëj të pamundurën që kjo cështje të futet në rend dite, te diskutohet dhe të arrihet në një përfundim pozitiv duke shënjuar datën e zgjedhjeve për Bordin e Administrimit. Gjërat e kësaj rëndësie nuk mund të anashkalohen dhe as të lihen në harresën e kohës, jo e jo në harresën e kolltuqeve të Ministrisë së Arsimit.

NA NDIQ NË FACEBOOK