Connect with us

Bota

Propaganda e ashpër e Rusisë zyrtare kundër ushtrisë së Kosovës dhe vendeve perëndimore

Publikuar

më

Rusia zyrtare tash e një kohë të gjatë ka nisur një propagandë të ashpër kundër shtetit të Kosovës, e gjithashtu edhe kundër ushtrisë dhe po propagandon lidhur me dialogun Kosovë – Serbi.

Këtë e reflekton edhe deklarimi i zëvendës-shefit të diplomacisë rusë, Alexandar Grushko i cili tha se shtetet e Perëndimit po e inkurajojnë Kosovën për sabotimin e marrëveshjeve të arritura.

Propaganda e diplomatit rus shkon edhe më tutje derisa kundërshton formimin e ushtrisë të Kosovës duke i quajtur përpjekje të rrezikshme nga vendet perëndimore mbështetjen për ushtrinë e Kosovës.

“Ne besojmë se të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në lidhje me normalizimin e situatës, përfshirë ato që lidhen me çështje ushtarake, duhet të respektohen. Ne shohim se Rezoluta 1244 po gërryhet në këtë segmend dhe ne i konsiderojmë përpjekje shumë të rrezikshme nga vendet perëndimore për të formuar të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës në vend të forcave të Sigurisë, funksioni i të cilave specifikohet në atë rezolutë”, tha ai për Sputnik.

Më tutje, Grushko vazhdon të propagandojë duke e quajtur Ushtrinë e Kosovës si faktor destabilizues.

“Ajo është gjithashtu një nxitje për të sabotuar të gjitha marrëveshjet e arritura më parë, duke përfshirë marrëveshjen e Brukselit, formimin e Asociacionit dhe gjithçka tjetër që supozohej të bënte jetën e njerëzve më të lehtë dhe të garantonte siguri”, tha ai.

Ai tha se Serbia dhe Rusia janë bashkë kur bëhet fjalë për vlerësimin e proceseve gjeopolitike në botë dhe se miqësia e këtyre dy vendeve nuk drejtohet prej askujt.

Për takimin me Vucic ai tha se: “Nuk ka sekrete, bisedimet u zhvilluan në një atmosferë të mirë, të hapur, ka afërsi për një numër çështjesh rajonale, ne jemmi të bashkuar kur bëhet fjalë për vlerësimin e proceseve gjeopolitike në botë”.

Gjatë vizitës së tij në Beograd, Grushko u takua jo vetëm me Presidentin Aleksandar Vucic, por edhe me Kryetarin e Parlamentit Ivica Dacic Patriarkun Porfiri dhe Ministrin e Jashtëm serb Nikola Selakovic.

.

Maqedoni39 minutes ago

Vdekje në Poliklinikën e “Bit Pazarit” në Shkup – trupi i 70-vjeçarit dërgohet për autopsi!

Shqipëri1 hour ago

“Protestat? Ishte grusht shteti”/ Meçe: Grupet kriminale nga Elbasani, Shkodra e Durrësi dolën në shesh

Lajme2 hours ago

Skandal: Pas intervistimit në Stacionin Policor në Vushtrri, në vend se të lirohen dhe vihen në mbrojtje të shtetit, ndalohen dy personat e sulmuar nga Ibrahim e Albin Gërbeshi

Shqipëri4 hours ago

‘Rama dublon drejtuesit politikë’, gazetari: Ja dy ministrat që mund të kandidojnë për kryebashkiakë

Lajme5 hours ago

“Ti m’ke thonë ka me t’bo masazh”- ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës!

Maqedoni6 hours ago

Ia thyen dhëmbët 13-vjeçarit në një sulm brutal në Shkup – 5 të mitur përballen me kallëzim penal!

Shqipëri7 hours ago

“Ish-kreu i SHISH u shpall i pafajshëm”, Qafoku: Njolla më e keqe në historinë e Shërbimit Sekret Kombëtar

Lajme8 hours ago

“Marrja e Zotit”, Osmani e ashpër ndaj të gjeturave të Auditorit të Përgjithshëm për nivelin lokal dhe atë qendror

Maqedoni9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri9 hours ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme9 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme10 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

NA NDIQ NË FACEBOOK