Connect with us

Kosovë

Presidentja Osmani ia kërkon dorëheqjen Valdete Dakës

Publikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ia ka kërkuar dorëheqjen kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka. Media ka mësuar nga burime të sigurta në Presidencë, se Osmani ka zhvilluar një takim me Dakën ku ia ka kërkuar dorëheqjen. Kjo e fundit ka refuzuar të ofrojë dorëheqjen.

Presidentja, Osmani, një muaj para zgjedhjeve të 14 shkurtit, në janar 2021, kishte kritikuar ashpër KQZ-në lidhur me procesin e certifikimit të kandidatëve për zgjedhjet e shkurtit.

Osmani pretendonte se ishte bërë presion ndaj Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike. Problemi në atë kohë qëndronte, me moscertifikimin e kandidatit të Vetëvendosjes për kryeministër, Albin Kurti dhe disa emrave të tjerë kandidatë për deputetë, për shkak se ishin të dënuar për vepër penale, rrjedhimisht nuk ua lejonte ligji të kandidonin.

Kryetarja e KQZ-së nuk përfaqëson asnjë parti politike por emërohet pikërisht për të mbrojtur paanshmërinë dhe integrititetin zgjedhor. Zgjedhjet duhet dhe do të mbahen më 14 shkurt dhe qytetarët duhet të lejohen të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese. Do të detyrohem të marrë të gjitha masat për mbrojtjen e integritetit të KQZ-së”, ka thënë u.d. presidentja Osmani.

Presion të ashpër ndaj Dakës, atëkohë pati bërë edhe tani kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili kishte akuzuar direkt Dakën si ‘person që ndikon në KQZ’.

“Personi i cili në KQZ po ndikon, që edhe kërkesa të jetë sugjestive e kundër Albin Kurtit është Valdete Daka”, kishte deklaruar Konjufca.

Lidhur me akuzat që po i bëheshin Dakës në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, kishte reagime të shoqërisë civile në Kosovë (DnV dhe organizata të tjera), KMDLNj e madje edhe ambasadorë që përfaqësojnë shtetet e Quintit në vendin tonë, patën kërkuar që të ndalen shantazhet ndaj KQZ-së.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK