Connect with us

Lajme

Prej nesër qytetarët mund të aplikojnë për vauçerë turizmi

Publikuar

Që nesër qytetarët do të mund të aplikojnë për voucher-ët për turizëm. Për këtë informoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ndërkaq, të drejtë për të aplikuar kanë të gjithë qytetarët me të ardhura të ulëta.

“Sot gjatë ditës do të shpallet thirrja publike dhe nga dita e nesërme të gjithë qytetarët, të cilët janë në katëgorinë e qytetarëve të cilët i plotësojnë kushtet, do të kenë mundësi që të aplikojnë dhe përfitojnë vaucher-a për turizëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Qëllimi themelor i kësaj mase sipas Ministrisë është që t’u mundësojë personave me të ardhura të ulëta të shfrytëzojnë pushimin vjetor në qendrat turistike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e njëherësh t’u ndihmohet edhe qendrave turistike në rritjen e vëllimit të punës.

Ministria e Ekonomisë paraprakisht kishte shpallur thirrje publike për regjistrimin e hoteleve të interesuara për të pritur turistë me kupona. Pas paraqitjes së objekteve gastronomike dhe agjencive turistike, Ministria e Ekonomisë shpalli edhe thirrje publike për të gjithë personat që duan të marrin vauçer për turizëm në vlerë prej 12.000 denarëve. Vauçer për shfrytëzimin e pushimit do të marrin të gjithë personat me të ardhura të ulëta të cilët do të aplikojnë në thirrjen publike, të ardhurat mujore e të cilëve në familjen nuk e tejkalojnë vlerën neto prej 30.000 denarëve. Buxheti i përgjithshëm për realizimin e projektit është 15.000.000 denarë.

Vitin e kaluar u shfrytëzuan 65 000 vaucher-ë. Por, një pjesë e tyre mbetën të pa shfrytëzuara nga qytetarët.

Lajme9 minutes ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri5 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme6 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri7 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

NA NDIQ NË FACEBOOK