SKENA
Përse gjithë kjo dyndje, tani edhe në Pogradecarë pas ish konkurrentëve të Përputhen

Pas pritjes në Shkodër, destinacioni i radhës së Përputhen është Pogradeci. Ish konkurrentët e Përputhen kanë ndaluar në Pogradec ku janë pritur nga dhjetëra njerëz.
Pranë fugonit ku ndodhen ish konkurrentët shihen shumë njerëz të cilët kërkojnë të takojnë dhe të fotografohen me ta.
Disa nga ish konkurrentët që i janë bashkuar tureve të realizuar deri më tani janë, Mevlan Shaba, Rinian Leka, Atdhe Xharavina, Jasmin Kadriu, Sara Malaj, Antonela Berisha.
Grupit i janë bashkangjitur dhe moderatorja Bora Zemanit, autorja e programit Olsa Muhameti dhe opinionisti Arjan Konomi./ CNA.al

















