Connect with us

Sport

Përqafimi dhe ndërrimi i fanellave mes Ronaldos dhe Benzemas në fund të pjesës së parë

Publikuar

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema ishin protagonistët kryesorë të pjesës së parë në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Francës.

Superylli i Juventusit e zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë, kurse sulmuesi i Real Madridit i barazoi shifrat po nga penalltia.

Dhe kur gjyqtari dha shenjë për fundit e pjesës së parë, dy futbollistët rishfaqën miqësinë ndërmjet tyre.

Teksa shkonin drejt tunelit, ata janë xhiruar duke u përqafuar dhe duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin. Ndërsa më pas i kanë shkëmbyer edhe fanellat.

Kujtojmë se Ronaldo dhe Benzema kanë luajtur bashkë te Real Madridi nga viti 2009 deri kur CR7 u largua drejt Juventusit (në vitin 2018).

Video:

.

NA NDIQ NË FACEBOOK