SKENA
Për’Puthen zbret në Elbasan/ Çfarë do të ndodh

Për’puthen talk show i dashurisë mbërtheu para ekranit shikuesit për gjatë gjithë sezonit të tij të parë.
Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm , “Për’puthen” nuk ndalet por do të jetë pranë fansave edhe gjatë verës.
“Për’puthen on tour” vazhdon në çdo qytet, ku të rinjtë të cilët janë në kërkim të dashurisë apo njohjeve mund të marrin pjesë në audicionet e hapura.
Në jurinë e “Për’puthen on tour” janë edhe personazhet e sezonit të parë të Për’puthen, kjo ju bën të mundur të takoni nga afër personazhin tuaj të preferuar.
Audicionet e para janë bërë në qytetin e Durrësit , për të vazhduar më tej në qytetin e Fierit ku pjesëmarrja e të rinjve ka qënë e lartë.
Ditën e sotme, 11 Qershor, ora 18:00 “Për’Puthen on Tour” u ndal në Elbasan dhe audicionet u zhvilluan në Teatrin Skampa./CNA.al















