Connect with us

Shëndetësi

Përfitimet e vaksinës COVID-19 tejkalojnë rreziqet, thonë ekspertët

Publikuar

Qendra për Parandalimin e Kontrollit të Sëmundjeve, (CDC), në SHBA  ka publikuar raportin mbi inflamacionin e zemrës, të njohur si miokardit dhe perikardit, pas marrjes së vaksinave kundër COVID-19.

Megjithatë ende thekson se vaksinat janë të sigurta dhe efektive.

“Faktet janë të qarta, ky është një efekt anësor jashtëzakonisht i rrallë, dhe vetëm një numër jashtëzakonisht i vogël i njerëzve do ta përjetojnë atë pas vaksinimit. E rëndësishme është se te të rinjtë, shumica e rasteve janë të lehta dhe individët shërohen shpesh vetë ose me trajtim minimal ”, thuhet në deklaratë.

Duket se ekziston një lidhje midis vaksinave të Pfizer e Moderna dhe disa rasteve të inflamacionit të zemrës, thanë ekspertët e një paneli të jashtëm që këshillon Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për vaksinimet, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

CDC thotë se ka pasur më shumë se mijëra raportime të njerëzve me këto efekte anësore pasi kanë marrë një vaksinë Pfizer-BioNTech ose Moderna që nga prilli 2021. Sidoqoftë, duke pasur parasysh se më shumë se 177 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19 në SHBA, këto raporte konsiderohen të rralla.

“Ky rrezik për mua dhe për shumë të tjerë, duket se është shumë më i ulët se rreziku i COVID-it”, tha, Brian Feingold, një specialist i zemrës në Universitetin e Pittsburgh i cili nuk është anëtar i panelit.

The post Përfitimet e vaksinës COVID-19 tejkalojnë rreziqet, thonë ekspertët appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK