Connect with us

Bota

Përpjekje për të sabotuar panelin “Masakra Çame – 27 Qershor 1944” e organizuar në Stamboll

Published

on

Të dielën e kaluar Qendra për Studime Ballkanike dhe Detit të Zi (BALKAR) – Universiteti Jëlldëz Teknik, përmes platformës së zoom’it organizoi panelin në “Masakrën Çame – 27 Qershor 1944”. I ftuari i këtij paneli ishte Doc.Dr. Bilgin Çelik, profesor i historisë moderne dhe njohës i historisë moderne të Shqipërisë.

Gjatë panelit, Profesor Çelik theksoi çështjet më të rëndësishme në lidhje me Çamërinë dhe Çamët në kontekst të apsektit gjeografik po edhe ate etnografike dhe pastaj duke u pereqendruar ne masakrat dhe presionet e ndryshme ndaj popullatës çame me qëllim spastrimin etnik dhe largimin me forcë nga trojet e tyre. Pas shtjellimit të çështjes nga Profesor Çelik, ndoqi pjesa e parashtrimti të pyetjeve nga pjesëmarrësit në panel. Vlen të përmendet se kishte një interes të madhë nga pjesëmarrësit duke bërë një numër të madh të pyetjeve dhe duke krijuar gjithashtu hapësirë ​​për debat midis pjesëmarrësve.

Gjatë realizimit të panelit, duhet të theksohet se në dy raste ka pasur përpjekje për sulme kibernetike. Qëllimi i këtyre sulmeve ishte sabotimi i panelit në fjalë. Supozohet se kjo përpjekje për sabotim mund të jetë bërë nga hakerat grekë. Kjo ngjarje ishte vetëm një nga aktivitetet që Qendra për Studime të Ballkanit dhe Detit të Zi (BALKAR) kryen mbi rajonin e Ballkanit.

Detaje të mëtejshme mbi punën dhe aktivitetet e BALKAR mund të gjenden në faqen e tij të internetit http://www.balkar.yildiz.edu.tr/.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com