Connect with us

SKENA

Pasi zbuluan se janë bashkë, Andi dhe Melisa po planifikojnë dasmën dhe një…

Publikuar

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Melisa Lleshi dhe Andi Shehi, që disa javë më parë bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë, duket se kanë plane të bukura, 

Ata kanë bërë plan të bëjnë dasmë dhe të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë.

Kanë qenë vetë ata që kanë deklaruar një gjë të tillë, teksa ishin të ftuar në një intervistë në një televizion kosovar. Çifti më i komentuar i momentit shpalosën detaje për lidhjen e tyre, duke iu përgjigjur edhe pyetjes se cili prej tyre mezi pret për fëmijë dhe martesë.

Kujtojmë se fillimisht Melisa dhe Andi nuk pranuan se ishin bashkë, por tani ata nuk qëndrojnë larg njëri-tjetrit në asnjë moment. Në postimet e tyre në rrjetet sociale, ata shfaqen gjithmonë bashkë dhe të lumtur.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK