Lajme
SHQIPËRI/ Parlamenti shkarkon Presidentin Ilir Meta

Kuvendi i Shqipërisë ka marrë sot vendimin për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Deputetët për gati tre orë kanë debatuar me njëri-tjetrin nëse duhet shkarkuar Meta nga detyra apo jo.
Në fund 104 deputetë kanë qenë pro shkarkimit, 7 kanë qenë kundër dhe 3 abstenim.
Ndërkohë për raportimin e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta kanë votuar pro 104 deputetë, 7 kundër dhe 2 kanë abstenuar. Ndërkohë një fletë votimi ka qenë e pavlefshme pasi një deputet ka votuar edhe pro, edhe kundër, por edhe abstenim.
Gjatë deklaratave të tyre në Kuvend edhe shumë deputetë të opozitës u shprehën pro shkarkimit të kreut të shtetit dhe vetëm disa prej tyre nuk ishin dakord duke hedhur akuza tek mazhoranca.
Në këtë seancë plenare mori pjesë dhe Kryeministri Edi Rama, i cili tha se Meta ka humbur çdo të drejtë për të qëndruar më në Presidencë./tvklan.
.





















