Connect with us

Lajme

Parlamenti holandez jep dritën e gjelbër për Shqipërinë për hapjen e negociatave me BE-në

Publikuar

Dita e sotme ka nisur me lajm të mira për Shqipërinë.

Përpos që janë hequr kufizimet kufizimet e udhëtimit nga ana e Bashkimit Evropian, shteti shqiptar ka marrë edhe një tjetër lajm të jashtëzakonshëm.

Sot Parlamenti i Holandës ka dhënë dritën e gjelbër për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Rama tha se e kishte ditur se kjo do të ndodhte.

“Lajm tjetër i mirë. Parlamenti holandez mbështet thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim. Jua kisha thënë, pa u bërë zgjedhjet atje nuk kemi çfarë presim dhe ja, zgjedhjet mbaruan Shqipëria u zhbllokua. Sidoqoftë faleminderit me mirënjohje se s’ka kohë për pushim”.

Më herët, Komisioni Parlamentar për Çështjet e Jashtme në Holandë vendosi pro mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK