Lajme
Para tre vitesh i ekzekutuan djalin, ky është biznesmeni që mbeti i vrarë në Velipojë (Foto)

Kujtim Ferracaku është një nga katër tē vrarët e masakrës së Velipojës. Ai është babai i Arjan Ferracakut, biznesmen i cili u ekzekutua me armë zjarri në vitin 2018 në periferi të Shkodrës.

Ferracaku ishte pronar i një hoteli në Velipojë, teksa i plagosur ka mbetur dhe vëllai i tij Hasani.
Shkak për vrasjen u bë konflikti për vendosjen e shezlongëve në hapësirat e dy hoteleve, të cilat janë të vendosur 50 metra në distancë nga njëri-tjetri./vizionplus.tv/




















