Connect with us

Lajme

Osmani: S’ka negociata për himnin, flamurin, stemën

Publikuar

më

Lideri i Bashminit Demokratik, Ali Ahmeti, nuk ka deklaruar se negociojmë për flamurin, himnin apo stemën, bëhet fjalë për deklaratë të transmetuar në mënyrë joserioze, thotë ministri për punë të jashtme dhe zëdhënësi i Bashminit Demokratik, Bujar Osmani.

“Unë mund të demantoj se Ahmeti ka thënë një gjë të tillë, përndryshe me të vërtet vlerësoj se bëhet fjalë për transmetim joserioz të deklaratës së Ahmetit që rikujton negociatat para 20-30 viteve, kur është biseduar për flamur, himn dhe stemë të re, kur kishte probleme para dhjetëra viteve. Megjithatë nuk ka negociata të tilla në lidhje me këto çështje”, theksoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme në emisionin Click Plus në TV21.

Shton se çështja e himnit nuk është element inkluziv në shtet, ndërsa kjo gjë ndjehet edhe në ndeshjet sportive.

Në lidhje me veton e re dhe zgjidhjen me Bullgarinë, Osmani thotë se propozimi portugez edhe më tej është vital edhe pse Portugalia po e mbaron kryesimin.

“Sllovenia, kryesimi slloven e merr propozimin portugez dhe vazhdon të punojë në të, me një jehonë të fuqishme të mbështetjes nga 26 vendet anëtare, që është sjellje e paparë deri më tani për cilëndo çështje në Këshillin evropian”, potencoi ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Megjithatë Osmani tha se Bullgaria nuk mund të na bllokojë aq sa ne jemi këmbëngulës që procesi të ketë sukses.

“Nuk ka alternativë përveç anëtarësimit tonë. Shikojeni hartën e Ballkanit dhe do të shihni se ne jemi ishull atje. Nuk ka logjikë gjeografike, nuk ka logjikë ekonomike për cilëndo alternativë. Kjo është rruga, stacioni i fundit është ai, hekurudhë që të dërgon në një drejtim. Është çështje kohe kur, por unë mendoj se ata nuk mund të na bllokojnë aq sa ne jemi këmbëngulës”, shtoi Bujar Osmani – Ministër i Punëve të Jashtme.

Bullgaria dje mbeti në qëndrimin dhe nuk e hoqi veton për fillim të negociatave aderuese të Maqedonisë me BE-në në takimin e Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. MPJ e Bullgarisë kumtoi se e kanë konfirmuar pozitën e tyre gjatë takimit, por se mbeten të hapur për dialog gjatë kohës së kryesimit Slloven me Këshillin evropian për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët.

.

Lajme31 minutes ago

Bllokada në Kuvend, miliona euro humbje

Maqedoni2 hours ago

Pacientët presin deri në 6 muaj për operacion, mungojnë edhe mjekët

Shqipëri2 hours ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme4 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni5 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri5 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme6 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni8 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri8 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme9 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni10 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri11 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

NA NDIQ NË FACEBOOK