Lajme
Një viktimë dhe tetë raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit janë kryer tre mijë e 375 testime ndaj COVID-19 në Shqipëri, ku tetë qytetarë kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se gjatë 24 orëve të fundit betejën me COVID-19 nuk e ka fituar një 73 vjeçar nga Tirana, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë situata në spitalet po përmirësohet pasi po marrin trajtim spitalor 19 pacientë, nga të cilët pesë pacientë janë në terapi intensive.
Aktualisht në Shqipëri janë 136 raste aktive në vend teksa gjatë 24 orëve janë shëruar nga ky virus edhe 14 qytetarë.
.



















