Connect with us

Kosovë

Një ditë pas dialogut, Vuçiç: Nuk u pendova për ato që i thash Kurtit, por në të ardhmen do ul tonet

Publikuar

Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një konferencë për mediat një ditë pas takimit me Albin Kurtin në Bruksel Një ditë pas rinisjes së dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç me anë të një konference për mediat ka zbuluar detaje të reja të takimit.

Presidenti serb ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit duke thënë se ai kishte ardhur me qëllim të vetëm për të mos bërë dialog.

Ata që erdhën në emër të palës së Prishtinës donin të na detyronin të largoheshim nga biseda. Gjithçka që ata bënë, kërkuan dhe donin të shmangnin dialogun,” tha Vuçiç

Edhe pse në Kosovë është sqaruar se kryeministri Kurti nuk ka krahasuar Vuçiçin, Odaloviçin e Angjelkoviçin, me Joseph Goebbels, Rudolf Hess e Hermann Goering, por vetëm faktin që këta që janë në pushtet në Serbi sot, është ngjashëm sikur ata të ishin në pushtet në Gjermani edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë Vuçiç thotë se nuk është penduar me fjalët që i ka thënë kundër Kurtit.

“Ndoshta nuk duhet të kisha reaguar në atë mënyrë, mbase e fyeva Kurtin , por unë u përgjigja në një mënyrë më brutale dhe nuk mund të them se u pendova, isha i befasuar që dikush mund të përdorte një fjalor të tillë”, shtoi ai. Ai thotë se Kurti e përsëriti rrëfimin dhjetë herë dhe se ai e përsëriti “kur do njihej Kosova”, dhe kur mori përgjigjen për atë – “Asnjëherë”.

Kurti mendoi se ne duhet të pranonim atë që thanë ata,” tha Vuçiç.

Siç thotë Vuçiç, “është krijuar një atmosferë e pamundur dhe dialogu është i pamundur. Nuk është e mirë për ne sepse kjo lloj mendjelehtësie mund të çojë në përshkallëzimin e problemit në Kosovë.

Unë jam krenar për sjelljen e delegacionit serb. A e ekzagjerova – është e mundur dhe do të shoh se ndoshta në të ardhmen do të përpiqem të ul tonin tim dhe të mos reagoj ndaj provokimeve në atë mënyrë,” thekson Vuçiç.

.

Lajme14 minutes ago

Daçiq mbron deklaratën e Paunoviq për “spastrim etnik” në Kosovë, thotë se e bën në cilësinë e zëvendëskryeministrit

Lajme58 minutes ago

Inspektorati Shtetëror për Transport hyn në një fazë të re, BE-ja dhuron automjete dhe pajisje moderne

Maqedoni1 hour ago

Nikolla Gruevski shpallet i pafajshëm për ndërtimin e “Pallatit të bardhë”, pas 8 viteve prona i kthehet VMRO-DPMNE-së

Kosovë2 hours ago

Liderë të Evropës e liderë të rajonit prej dy ditësh në Francë, nga Kosova s’duket askush

Maqedoni2 hours ago

Snopçe: Kryeparlamentari e vazhdoj seancën edhe pse Stojillkoviqi nuk kërkoi falje për fyerjet

Kosovë2 hours ago

BE-ja i përgjigjet ashpër ministres serbe pas deklaratës për “spastrimin etnik” të Kosovës

Lajme2 hours ago

Osmani: Nuk mund ta dënosh Millosheviqin në Facebook dhe të qeverisësh me Ivan Stoilkoviqin

Maqedoni3 hours ago

Fitorja e vullnetit të popullit në përvjetorin e dhjetë

Kosovë3 hours ago

Pas thirrjes për spastrim etnik të Kosovës, ministrja serbe nuk tërhiqet: Krenohet me politikën e Millosheviqit

Lajme3 hours ago

VLEN: Mëkatet e BDI-së kur ishte në pushtet po e pezullojnë drejtësinë personale edhe sot!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Kumbarat e “Open Balkanit” dhe avokatët e Vuçiqit me heshtje aprovojnë deklaratën skandaloze të ministreshës serbe për pastrim etnik në Kosovë

Maqedoni4 hours ago

Skenë si në filma, 20 vjeçari me “Audi” nga Çellopeku ndiqet dhe goditet në lëvizje nga një “Opel Corsa”

NA NDIQ NË FACEBOOK