Tech & Auto
Nigeria pezullon përdorimin e Twitterit për një kohë të pacaktuar

Qeveria e Nigerisë e ka pezulluar veprimtarinë e Twitterit në këtë shtet “për një kohë të pacaktuar”, ka njoftuar ministri i informacionit atje.
Ndalimi është për shkak të “përdorimit të vazhdueshëm të platformës për aktivitete”, thuhet në deklaratë.
Twitter ka shkruar se njoftimi që u bë i ditur të premten ishte “thellësisht shqetësues”.
Ky vendim vjen disa ditë pasi Twitteri ka fshirë një shkrim presidentit të këtij vendi, Muhammadu Buhari, pasi thuhet se ka thyer rregullat e rrjetit social.
Në deklaratën e qeverisë nigeriane nuk përmendet askund vendimi i Twitterit për fshirjen e postimit të presidentit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
.






















