Connect with us

Lajme

Nga 14 qershori lehtësohen masat në burgjet e Shqipërisë

Published

on

Shtatë punonjës të policisë së burgjeve në Shqipëri, kanë humbur jetën gjatë pandemisë për shkak të COVID-19. Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj gjatë një takimi me drejtorët e burgjeve.

Gjonaj theksoi se për shkak të pandemisë, u pezulluan të gjitha takimet e të burgosurve me familjarët, por u mundësua komunikimi online.

Ndërkohë, dy godinat e spitalit të burgut të Shënkollit në Lezhë u shndërruan në vend karantine për të burgosurit e infektuar me COVID-19, në mënyrë që të shmangej kontakti me të dënuarit e tjerë.

Sa i përket punonjësve të burgjeve, deri më tani janë vaksinuar 2600 pjesëtarë, sipas ministres së Drejtësisë.

Duke filluar nga 14 Qershori, do të lehtësohen kufizimet nëpër burgje që u ndërmorën në kuadër të pandemisë. Kështu, do të fillojnë takimet me familjarët, do aktivitete sportive dhe do të jepen leje të veçanta.

Kanë humbur jetën 7 punonjës të policisë së burgjeve nga Covid-19. Ne ishim të detyruar që të pezullojmë të gjitha takimet e të burgosurve me familjarët por ne u mundësuam komunikimet online. Ne ndërmorëm një iniciativë për leje të veçanta për disa grupe të denuarish me afat 3-mujor. Nga akti-normativ morën leje të posaçme 450 të dënuar. Kjo praktikë rezultoi shumë e suksesshme pasi të dënuarit u kthyen në insitucionet, gjithashtu duhet thënë që leja e posaçme u zgjat nga 3 muaj në 6 muaj për këta të burgosur që ishin dënuar për vepra të lehta penale. Dy godinat e spitalit të Shënkollit që u përdorën si vend karantine janë akoma në funksion për të shmangur çdo lloj situate tjetër që mund të kemi në ditët në vijim. Punonjësit e burgjeve do të kenë rritje të pagës. Deri më tani janë vaksinuar 2600 punonjës të burgjeve. Do të lehtësohen disa masa kufizuese për një periudhë të përkohshme të të dënuarve për të parë se si do të jetë situata. Lehtësimi i masave kufizuese është kryer në sugjerim të Avokatit të Popullit dhe shoqërise civile. Fillojnë takimet me familjarët, do të jepen leje të veçanta dhe do të rifillojnë aktivitetet sociale. Këto masa futen në fuqi në 14 Qershor”, tha ndër të tjera ministrja e Drejtësisë në Shqipëri, Etilda Gjonaj./lapsi.al

.

NA NDIQ NË FACEBOOK