Connect with us

Sport

Neymar Jr’s Five Albania mbyll etapën e Vlorës, bëhet gati për finalen e madhe

Publikuar

Pas përfundimit të pesë etapave të Tiranës dhe etapës së Korçës, turneu i Neymar Jr’s Five Albania ka mbyllur rrugëtimin drejt finales së madhe të 9 Korrikut, teksa ka kompletuar edhe etapën e fundit, pikërisht atë të Vlorës. E premtja në qytetin bregdetar ka qenë shumë e bukur, ku ekipet pjesëmarrëse janë argëtuar dhe kanë dhuruar emocione por edhe një garë shumë të fortë, dukë plotësuar në këtë mënyrë edhe të gjitha skuadrat finaliste.

Pas ndeshjeve argëtuese që skuadrat pjesëmarrëse kanë zhvilluar me njëra tjetrën, katër skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy çifte gjysmëfinaliste me njëra tjetrën. Në fillim sfida e parë ishte ajo mes ekipit Valona që fitoi bindshëm 5-0 ndaj Bylis duke mos e vënë për asnjë moment në diskutim fitoren. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale, skuadra e The Blues pësoi një disfatë me rezultatin 0-4 ndaj ekipit Lear, duke bërë që këta të fundit të kalonin në finalen e qytetit të Vlorës, kundër Valonës. Finalja rezultoi një ndeshje shumë e bukur dhe spektakolare kur në fund ekipi i Lear triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Valonës , duke siguruar në këtë mënyrë dhe të drejtën për të kaluar në finale e madhe të Tiranës

Me përfundimin edhe të etapës së Vlorës tashmë u plotësuan skuadrat finaliste që do të garojnë me njëra tjetrën për finalen e madhe të Tiranës. Tashmë skuadrave të kualifikuara të kryeqytetit, Illyrians, Brryli, The Flying Dutchmen, KF Apolonia, Kf Tirona, Bold, Fortuna, Wall Design, Ginga dhe Gesak i është shtuar edhe skuadra e The Wolves nga Korca dhe ekipi Lear nga Vlora. Tashmë të gjitha skuadra do të fillojnë të bëhen gati për finalen e madhe të datës 9 korrik në Tiranë, një finale që premton shumë spektakël dhe emocione ku në fund të do të shpallet edhe skuadra fituese e këtij edicioni të turneut Neymar Jr’s Five Albania që organizohet nga Red Bull.

NA NDIQ NË FACEBOOK