Connect with us

Lajme

Myftinia e Shkupit me qëndrim: Kriptovalutat janë harram

Publikuar

më

NJOFTIM I MYFTINISË SË SHKUPIT

Sa i përket qëndrimit të dijetarëve eminent të jurisprudencës Islame, të institucioneve relevante fetare dhe të qeverive të shteteve Islame dhe shteteve arabe, në lidhje me dispozitën Bitcoin – it dhe llojeve të tjera simotra të kësaj monedhe virtuale (kriptovalutave), numri i të cilave është i madh, por më e njohura dhe më e përhapura deri më tani është Bitcoin – i, respektivisht, lejohet (është hallall) apo ndalohet (është haram), përdorimi i tyre?

Deri më tani dhe ne sa kemi njohuri në lidhje me këtë çështje, të gjithë dijetarët eminent, institucionet relevante dhe shtetet Islame dhe arabe ndalojnë përdorimin e këtyre llojeve të monedhave elektronike (kripto valutave), në këtë formë që janë tani për tani edhe atë për shumë arsye. Nga ato arsye përmendim: arsyet juridike të jurisprudencës Islame, rreziqeve ekonomike për personat privatë dhe rreziqeve të ekonomisë shtetërore.

Në vazhdim, do të paraqesim emrat e disa dijetarëve dhe intitucioneve relevante në lidhje me qëndrimin e Islamit, respektivisht, dispozitën e Sheriatit Islam, të cilët janë të mendimit se, përdorimi i këtyre monedhave është i ndaluar (haram);

1. Departamenti (Zyra) për Çështje Islame dhe Veprimtari të Mirë, pranë qeverisë së (Imares – Principatës) Dubait, nr. i fetvas: 69053, data: 31.30.2020.

2. Komisioni i Përgjithshëm për Çështje Islame dhe për Vakëf, Imaratet Arabe të Bashkuara, nr. i fetvas: 131131, data: 24.02.2021.

3. Unioni Botëror i Dijetarëve Mysliman, Katar. Prononcim i Sekretarit të Përgjithshëm (Gjeneral) të këtij unioni, Dr. Ali Karadagi, në Al-Xhezira Mubashir, data: 27.02. 2021. Ku në mënyrë të detajuar sqaroni shkaqet e ndalimit të këtyre monedhave.

4. Zyra për Fetva, Egjipt, udhëheqësi (myftiu) i kësaj zyre Dr. Shevki Ibrahim Al-Alam, nr. i fetvas: 4205, data: 28.12. 2017.

5. Po ashtu edhe Shejh Uvejda Othman, drejtor për fetva gojore dhe sekretar për fetva pranë Darul Ifta Misrijje, i cili është prononcuar në web faqen e Darul Ifta Misrijje.

6. Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenjë, Mbretëria Arabe Saudite. Prononcim i anëtarëve të këtij komisioni, Abdulla El-Meni, data: 15.04. 2021. Gjithashtu edhe anëtari tjetër i këtij komisioni, Shejh Abdulla ibn Muhammed El-Mutlak, data: 15.01. 2018.

7. Kurse Akademia e Fikhut Islami, në Xhedde, Arabin Saudite ende nuk është prononcuar në lidhje me këtë çështje, sepse kjo akademi është duke bërë analiza dhe studime dhe pastaj të sjell vendimin edhe atë për shkak të rëndësinë dhe rrezikun që kanë këto monedha. Nr i vendimit 237 (8/24). Seanca e njëzetë e katërt, e mbajtur në Dubaj mes 04-06. 11.2019.

8. Kryesia e Dijanetit të Republikës së Turqisë Në fetvanë për paratë virtuale të përgatitur nga Këshilli i Lartë për Çështje Fetare pranë Kryesisë së Çështjeve Fetare të R. së Turqisë, përdoret shprehja e mëposhtme: “Përdorimi i kriptomonedhave digjitale nuk lejohet sepse në thelb ato mbartin pasiguri serioze, kanë rrezik të lartë mashtrimi dhe të mashtrojnë, nuk kanë asnjë garanci sigurie dhe në vete përmbajnë të njohurën publikisht si “zinxhir lumturie” me të cilat fitohet pasuri e pamerituar ”. Data, 29.11. 2017

9. Darul Ifta Filistinijje – Myftinia e Palestinës. Me sa jemi në dijeni, deri në këtë kohë, asnjë nga vendet Islame e as nga vendet arabe nuk kan pranuar këto lloje të monedhave elektronike. All-llahu e din më së miri.

Prof. Dr. Taxhedin ef. Bislimi Kryetar i Komisionit për Çështje Fetare pranë Myftinisë së BFI – Shkup

.

Lajme46 minutes ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri5 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme6 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni7 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri7 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme8 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni10 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

NA NDIQ NË FACEBOOK