Connect with us

Sport

Muçi shënon në miqësoren e Legias!

Publikuar

Ernest Muçi nis të lerë shenjë te Legia e Varshavës. Ish-sulmuesi i Tiranës i transferuar në merkaton e dimrit te kampionët e Polonisë për 500 mijë euro arriti të shënonte në miqësoren që Legia fitoi 3-2 ndaj Lechia Gdansk. Muçi i hedhur në fushë në fillimin e pjesës së dytë shënoi golin e 3-të për Legian që po vazhdon përgatitjet për turin e parë kualifikues të Champions League. Në muajt e tij të parë te Legia Muçi nuk spikati por në sezonin e ri i ka të gjitha mundësitë për të lënë shenjë.

NA NDIQ NË FACEBOOK