Connect with us

Sport

Mourinho: Anglia mund t’ia dalë, ekipin më të mirë e ka Franca

Published

on

Epoka “Mourinho” ende nuk ka nisur me kapacitet të plotë në Trigoria. “Special One”, tepër i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë, në një prononcim të fundit theksoi se u ndje menjëherë i lidhur me pronarët e Romës.

“Jam shumë i lumtur për këtë aventurë të re. Ndjeva një lidhje të fortë me pronarët e klubit. Nuk është vetëm ndjenja e të punuarit për ta, por me ta. Më pëlqeu mënyra se si u afrua Friedkin. Kemi kaq shumë për të bërë. Komunikimi i drejtpërdrejtë I bën gjërat më të lehta. Nuk më pëlqen të telefonoj, më pëlqen t’i kem njerëzit përballë”.

Sigurisht që fjala e Mourinhos peshon shumë edhe kur pyetet për Europianin, për skuadrat e tij të preferuara.

“Anglia mund t’ia dalë, por Franca ka skuadrën më të mirë. Të tjerët janë të gjitha, aty”.

Më në fund portugezi jep konsideratën e tij mbi mundësinë e marrjes së drejtimit të një ekipi kombëtar.

“Mund ta kisha drejtuar Anglinë kur u largova nga Chelsea, por e kuptova se ishte shumë herët për mua. Mund të kisha marrë drejtimin e Portugalinë kur isha te Reali i Madridit. Ishte një ofertë e çmendur për një punë me kohë të pjesshme. Është lloji i punës që mendoj se do ta shijoj më vonë”.

Click Here To Join Native Media

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: [email protected]

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com