Connect with us

Shëndetësi

Moskujdesi ndaj të moshuarve është një formë abuzimi

Publikuar

Ekzistojnë disa faza në jetën e njeriut, midis tyre edhe mosha e vjetër, që fillon nga 65 vjet e tutje. Kjo është mosha kur një person ka nevojë për kujdesin e të tjerëve.

Kombet e Bashkuara kanë rënë dakord që 65 vjet e tutje mund të shënohen si pleqëri, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se pleqëria fillon nga mosha 55 vjeçare, shkruan Amxxi, transmeton Klankosova.tv.

Njerëzit e moshuar janë ata që preken më shumë nga sëmundjet dhe dëmtimet pasi organizmi i tyre bëhet më i ndjeshëm. Për më tepër, pleqtë përballen edhe me shumë çështje të tjera shoqërore si: pensionimi, vetmia e varfëria. Pra, është detyrë e brezit të ri që të kujdesen për pleqtë e të mos i lënë ata pas dore.

Në procesin e plakjes ka karakteristika dalluese si në shëndetin fizik ashtu edhe në atë mendor.

Aspektet fizike të moshës së vjetër përfshijnë:

Dhimbje kockash, semundje kronike, problemet dentare, ç’rregullime në tretje, dobësim i shikimit, dëgjimi dhe imunitetit.

Aspektet mendore të pleqërisë:

Depresioni, ç’rregullimet mendore dhe frika nga sëmundjet e ndryshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaron se abuzimi i të moshuarve është mungesa e veprimit në formën e duhur, që ndodh brenda çdo marrëdhënieje nga e cila ka pritshmëri, e kur kjo nuk ndodh, atëherë tek të moshuarit shkakton shqetësim.

Disa fëmijë nuk i ushqejnë pleqtë e tyre siç duhet, nuk kujdesen për ilaçet dhe higjienën e tyre si dhe nuk kanë trajtim të përshtatshëm në përgjithësi.

Pra, duke u kujdesur që pleqtë tanë mos t’i lëmë pas dorë, ata do të ndjejnë kënaqësi të madhe, duke e kaluar kështu pjesën e mbetur të jetës të lumtur.

Të kujdesemi për ta me shumë dashuri!

The post Moskujdesi ndaj të moshuarve është një formë abuzimi appeared first on Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK