Connect with us

SKENA

Modelja prek në familje Anën e Përputhen, ndizet debat i ashpër

Publikuar

Në studion e “E diell” ka nisur debati i ashpër mes Ana Lleshit dhe Serxhina Laskës teksa diskutohej në “Trotuar” për temën ‘Në gjurmën e prindërve’.

Debat i ashpër ka ndodhur sot në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” mes Ana Lleshit dhe Serxhina Laskës. Tema në studio ishte “Në gjurmët e prindërve”, ku ish-konkurrentja e “Për’puthen” u shpreh se prindërit u imponojnë fëmijëve të ndjekin një drejtim të caktuar për të siguruar një të ardhme më të mirë.

Në këtë moment ndërpritet nga Serxhina dhe Ana nuk e pret aspak mirë. Teksa kjo e fundit reagoi me tone të larta, Laska përmendi edukatoren.

Nga ky reagim i papritur i Serxhinës, Ana u prek shumë pas së fundmi ka deklaruar historinë e saj që është rritur në jetimore.

Debati në studion “E Diell”:

Ana: Kjo ndodh për arsye se është familja e varfër dhe duan më të mirën për atë fëmijë dhe i thonë bëj këtë shkollë ti se me këtë do kesh të ardhura.

Serxhina: A mund ta mendojmë pak më thellë se mua më vjen në mendje një thënie e Platonit.

Ana: Mund ta mendosh cik më thellë apo cekët, por pasi ta mbaroj fjalën unë.

Serxhina: Një sekondë se po flas.

Ana: Edhe unë po flisja kështu që mund ta mbyllësh gojën ti, jo unë.

Serxhina: S’të ka edukuar edukatorja.

Ana: Jo, s’kam pasur edukatore. Kush është problemi? Do më edukosh ti?

Serxhina: Një shprehje shumë e bukur e Platonit thotë: Njeriu i mirë mendon për gjithçka, por nuk bën gjithçka. Që do të thotë, në rast se ti e ndrydh fëmijën që ai të mos e njohë veten dhe të mos e emërtojë atë që ndjen, fëmija arrin deri aty sa ndrydhet dhe nuk e di se çfarë do dhe sit a menaxhojë veten në situata të ndryshme. Që do të thotë që edhe nëse prindi do t’ia imponojë fëmijës, fëmija mund të dalë kundra dhe t’ia mohojë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK