Connect with us

Kosovë

Ministri i Jashtëm serb: Kroacia na ofendoi për çështjen e Kosovës

Publikuar

Ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq thotë se duke u bërë thirrje pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që nuk e njohën Kosovën që ta bëjnë këtë, ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman tregoi se marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë nuk po ndërtohen, por se ato janë të brishta dhe të ngarkuara me disa gjëra nga e kaluara.

Sipas Selakoviqit, kjo nuk është rruga që duhet ndjekur.

“Heshtja jonë tregon se sa jemi të gatshëm të durojmë dhe kështu të investojmë në të ardhmen”, tha ai.

“Nëse dikush mendon se duke e fyer Serbinë ai do të arrijë të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të përbashkëta mes Serbisë dhe Kroacisë, gabon shumë. Ne nuk heshtim para gjërave të tilla”, u tha Selakoviq gazetarëve në Antalia të Turqisë.

Ai tha se Serbia do t’i theksojë interesat e saj.

“Nëse nuk jeni dakord me këtë, atëherë nuk keni pse të na fyeni. Mund ta provoni, por ne nuk do të heshtim për këtë”, tha Selakoviq.

“Ka shumë gjëra për të cilat Beogradi dhe Zagrebi duhet të flasin, ka çështje të hapura, por nëse mendoni se po flasim për të në mënyrën e duhur, për t’i zgjidhur çështjet, atëherë ju nuk do ta hapni një dialog të tillë duke na fyer”, tha Selakoviq.

Dje, në konferencën ndërkombëtare GLOBSEC në Bratislavë, kryediplomati kroat Gordan Grlić Radman u bëri thirrje pesë vendeve të mbetura të BE-së që ende s’e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë, duke shpjeguar se kjo do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit.

Kosova nuk njihet si shtet nga pesë vende anëtare të BE-së: Qipro, Greqia, Rumania, Spanja dhe Sllovakia.

.

Shqipëri1 hour ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK