Tech & Auto
Microsoft debuton me Windows 11, përditësimi i parë i madh në 6 vjet

Microsoft ka njoftuar për gjeneratën e ardhshme të softuerit të saj Windows, e cila quhet Windows 11, dhe ka karakteristika vizuale më të hijshme.
Versioni më i ri i sistemit operativ të Microsoft i prezantuar të enjten do të jetë pasardhës i Windows 10 të sotëm, të cilin kompania prezantoi në 2015 ndërsa Windows 11 pritet të bëhet i disponueshëm më vonë këtë vit në kompjuterë të rinj dhe pajisje të tjera dhe si një përditësim falas për ata me Windows 10, shkruan AP NEWS, transmeton klankosova.tv.
Analisti i Forrester JP Gownder tha se përmirësimet estetike, miqësore me përdoruesit pasqyrojnë premtimin e shefit të Microsoft , Satya Nadella, për të ndërtuar produkte që njerëzit “do t’i duan”, dhe jo vetëm t’i tolerojnë.
Edhe pse Gownder vuri në dyshim nëse Windows 11 është me të vërtetë një brez i ri i softuerit.
.





















